Problemet lidhur me dëmtimin e pyjeve dhe ruajtjen e mjedisit janë diskutuar të premten nga përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme gjatë një takimi të iniciuar nga drejtuesit e Komunës së Suharekës. Me këtë rast kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka propozuar që brenda dy javësh të përpilohet një plan i veprimit për ruajtjen e pyjeve dhe mbajtjen e mjedisit të pastër në zonat malore.
Në të njëjtën kohë, ka kërkuar nga të gjitha organet shtetërore që të jenë në nivel të përgjegjësisë ashtu që të pengohet dëmtimi i mëtutjeshëm i pyjeve dhe mjedisit.
Sipas njoftimit të Zyrës komunale për informim, kryetari Muharremaj ka ftuar në këtë takim kryetarin e Gjykatës për Kundërvajtje në Suharekë, Durmish Berishën, drejtorin e Agjencisë së Pyjeve në Prizren, Ali Buzhalën, pastaj zv.komandantin e Policisë në Suharekë, Afrim Sylaj, drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë nga Komuna e Ferizajt, Burim Bajrami, si dhe zyrtarë nga Agjencia e Pyjeve dhe Parku Kombëtar “Sharri” si dhe zyrtarë e roje të pyjeve nga Komuna e Suharekës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)