Autoritetet lokale të Suharekës kanë pranuar se dëmtimi i pyjeve në territorin e kësaj komune paraqet një dukuri shqetësuese dhe kanë bërë thirrje, që ky problem të eliminohet me veprimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse, shkruan sot Koha Ditore.
Madje çështja e mbrojtjes së pyjeve është shtruar për diskutim edhe në takimin e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, me ç’rast ky trup ka bërë thirrje që organet e rendit dhe të drejtësisë të japin kontributin e duhur në luftimin e kësaj dukurie.
Sipas një njoftimi të Zyrës komunale të informimit, anëtarët e KKSB-së në mbledhjen e fundit teksa kanë diskutuar për këtë çështje kanë shprehur qëndrimin se dëmtimi i pyjeve nga prerjet pa leje paraqet një problem shqetësues.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Strukturat lokale alarmojnë për dëmtim pyjesh në Suharekë
-
Iniciohet hartimi i Planit operativ për ruajtjen e pyjeve dhe mjedisit
-
Shenjat e komunikacionit po dëmtohen qëllimshëm në qytet dhe fshatra të Suharekës
-
Pyjet po dëmtohen nga prerjet ilegale dhe nga zjarrvëniet e qëllimshme
-
Dëmtohet ndriçimi publik në “Shtigjet e ecjes” në Suharek