Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zona Aktive në Gërmi bëhet pikë atraktive

Prishtinë, 26 maj - Zona Aktive në Parkun Kombëtarë të Gërmisë bëhet pikë atraksioni për qytetarët e Prishtinës. Të moshuar, sportistë dhe qytetarë të tjerë po vizitojnë dhe shfrytëzojnë këtë për fitnes të hapur, të ndërtuar nga Coca-Cola HBC Kosova.

Studentë dhe atletë nga Fakulteti i Edukatës Fizike të Universitetit të Prishtinës tregojnë se ky fitnes ka pajisje ideale, të cilat po i ndihmojnë të plotësojnë ushtrimet e tyre në natyrë dhe është ndërtuar në hapësirën më të mirë të mundshme për këtë qëllim: në fillim dhe përfundim të shtegut të vrapimit, në këtë mënyrë duke iu mundësuar që të bëjnë ushtrimet shtesë para dhe pas vrapimit.

Kjo Zonë Aktive, e përuruar kohë më parë nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti,vazhdon të mirëmbahet për të qenë në shërbim të qytetarëve.

Artikuj të ngjashëm