Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zogaj: Emigrimi pas liberalizimit pritet të sjellë rritje pagash

Anisa Zogaj, hulumtuese në Institutin GAP, ka thënë se tendenca e lartë e qytetarëve të Kosovës për emigrim pas liberalizimit pritet të sjellë rritje pagash në disa sektorë që do të preken nga ikja e punëtorëve.

Bazuar në një anetë që ky institut ka kryer në fund të vitit të shkuar me 1066 persona, 28 për qind e të anketuarve planifikojnë të emigrojnë në tremujorin e parë të vitit. Në analizën e GAP-it, bazuar edhe në raport me shtetet tjera të rajonit që kanë fituar liberalizimin e vizave, Kosova dallon nga të tjerët për shkak se që nga viti 2015 është në valë ikjesh. Ajo ka thënë se vlera mbetet e lartë, por është më e ulët se në vitet e shkuara.

Arsyet kryesore që qytetarët shohin për ta lëshuar Kosovën janë ekonomike, mundësitë për punësim dhe pagat më të larta që ofrohen në Bashkimin Evropian. Ajo ka treguar në emisionin “60 Minuta” në KTV se sektorët që pritet të preken më së shumti nga largimi i punëtorëve janë ndërtimtaria (18.7%), hoteleria dhe gastronomia (18.7%), tregtia (18.1%) dhe prodhimi (12.9%).

https://www.koha.net/arberi/405518/gap-gati-30-e-qytetareve-pritet-te-emigrojne-ne-tre-muajt-e-pare-te-vitit/

“Çfarë pritet është që te këta sektorë - që janë me numrin më të madh të të punësuarve dhe produktiviteti i punës është i lartë, duke u bazuar edhe në të dhënat e shteteve të tjera - të ketë rritje të theksuar të pagave në krahasim me sektorët tjerë”, ka thënë Zogaj.

Megjithatë, ajo ka vlerësuar se pavarësisht rritjes së pagave, do të ketë ulje të produktivitetit dhe ndikimi nuk do të jetë pozitiv në ekonominë e vendit.

Sipas saj, bizneset kanë provuar vitin e shkuar që t’i joshin punëtorët me rritje pagash, por, sipas anketës, qytetarët duan të ikin edhe për shkaqe të sistemit shëndetësor e arsimor.

Edhe GAP: 28% të qytetarëve synojnë të ikin nga Kosova LAJMET E MBRËMJES GAP: 28% të qytetarëve synojnë të ikin nga Kosova

Ajo ka thënë se Gjermania preferohet më së shumti për shkak se ofron mundësi më të mira për punë dhe ka mungesë të punëtorëve, si dhe se ka lehtësuar procedurat e pajisjes me lejeqëndrim.

Bazuar në të dhënat e shteteve të rajonit, Zogaj ka deklaruar se pas liberalizimit pritet që të rritet pjesëmarrja e grave në vende pune.

Ajo ka thënë se Qeveria duhet të punojë në zhvillim të vendeve të reja të punës, t’i targetojë të rinjtë dhe të punojë në ngritjen e cilësisë së arsimit e shëndetësisë, të sigurojë që kontratat e punës mirëmbahen sipas ligjeve dhe të nxisë sjelljen e shkathtësive dhe investimeve nga diaspora.