Pavarësisht iniciativave dhe përpjekjeve për të avancuar edukimin në fëmijërinë e hershme, sistemi aktual përballet me sfida, ka vlerësuar Zyra Kombëtare e Auditimit.
Në auditimit të performancës “Funksionimi, licencimi dhe mbikëqyrja e Institucioneve Parashkollore” për periudhën 2022–2024, thuhet se ka mungesë të të infrastrukturës ligjore sekondare, si dhe të mekanizmave funksional për monitorim dhe licencim.
“MASHTI nuk ka arritur të vendosë një proces efektiv për funksionimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve parashkollore. Ministria nuk ka siguruar një proces të rregullt, të drejtë dhe të barabartë të licencimit të institucioneve parashkollore. Në nivel lokal, përkundër disa përparimeve në ndërtimin e objekteve dhe monitorim të pjesshëm, mungesa e planeve zhvillimore, rregulloreve të funksionimit dhe përfshirjes së plotë të grupmoshave e pengon funksionimin e qëndrueshëm dhe cilësor të institucioneve parashkollore”, thuhet në raportin e ZKA-së.
Tutje është thënë se proceset për funksionimin dhe licencimin e institucioneve parashkollore nuk janë efektive dhe nuk sigurojnë zhvillimin e duhur.
-
Ngrihen dyshime për vlefshmërinë e Testit të Arritshmërisë
-
Auditimi evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike
-
Shkollat në pritje të katalogut nga MASHTI, paralajmërohen pasoja nëse vonohet
-
Çeku për afro 4 mln mungesa të nxënësve në një gjysmëvjetor: Jemi në pritje të raportit të plotë
-
Bellanica: Arsimi në Qeverinë Kurti pikë e fundit e referencës