Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zjarrfikësit shuajnë zjarrin në Bibaj të Ferizajt

Një zjarr në afërsi të fshatit Bibaj të Ferizajt ishte ndezur gjatë ditës së sotme, megjithatë pa ndonjë rrezik.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar për Koha.net se zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin.

“Ka pasur zjarr në fushë në fshatin Bibaj. Policia e Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Njësiti i zjarrfikësve ka arritur të shuaj zjarrin”, ka thënë Gashi.

ditës së sotme zjarre ka pasur në Obiliq, Prishtinë, e Podujevë.