Njësia profesionale për zjarrfikje dhe shpëtim në Komunën e Ferizajt përveç se po përballet me mungesë të stafit, po has edhe në telashe shkaku i mungesës së mjeteve të ndryshme profesionale për punë, shkruan sot Koha Ditore.
Shkaku i mungesës së aparatit për frymëmarrje pak ditë më parë në një intervenim për fikjen e zjarrit në një banesë është lënduar një zjarrfikës. Ndërkohë që ky institucion po përballet edhe me mungesë të radiolidhjeve për komunikim, me mungesë baterish për ndriçim, pastaj shpeshherë përballen me defekte të shpeshta në automjete etj.
Halil Osmani komandant i zjarrfikësve në Ferizaj, ka thënë se niveli qendror dhe ai lokal duhet të kujdesen sa më shumë për plotësimin e kushteve të zjarrfikësve, derisa gjatë periudhës së fundit kanë intervenuar në qindra raste të ndryshme .
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Në rrezik transporti i pacientëve në dializë dhe shërbimet emergjente në Ferizaj
-
Ferizaj përshpejton ndërhyrjet e zjarrfikësve
-
10 të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në ndërtesën kolektive në Ferizaj
-
Përfshihet nga zjarri një punëtori në Ferizaj
-
Qendra e Alarmimit të Zjarrfikësve në Ferizaj prej 10 vjetësh e pafunksionalizuar