Njëri prej zjarrfikësve italianë të përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Durrës, ka deklaruar për median nga Shqipëria A2, se po punohet me objektivin për të shpëtuar ende njerëz në banesën e familjes Lala, edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga tërmeti i rëndë që goditi vendin.
“Jemi 160 zjarrfikës italianë, të specializuar në kërkimin poshtë rrënojave. Do të vijnë edhe të tjerë. Ka ende kohë, në Akuila kemi shpëtuar njerëz që kishin 72 orë nën rrënoja. Gjithmonë punojmë me objektivin për të shpëtuar njerëz”, deklaroi zjarrfikësi italian.
Sipas tij, operacioni është i vështirë pasi “shtëpia është shembur e gjitha dhe të katër katet kanë përfunduar sipër njëri-tjetrit”.
Duhet pasur shumë kujdes kur gërmon nga njëri kat në tjetrin për të mos dëmtuar njerëzit që janë bllokuar poshtë.
Në Akuila të Italisë në vitin 2009 ka ndodhur një tërmet me magnitutë 5.9, ku kanë mbetur të vdekur 308 persona, e që njohët si tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Italinë, që nga viti 1980.
-
Zbehen shpresat për të mbijetuar nën rrënoja në Shqipëri
-
Zjarrfikësi italian thotë se në zonën e ish-Kënetës “ka sinjale për të gjallë”
-
Ekspertët italianë të kërkim-shpëtimit mbërrijnë në Shqipëri
-
Një grua nxirret e gjallë nga rrënojat 36 orë pas tërmetit në Kolumbi
-
Japonezja 90-vjeçare mbijetoi pesë ditë nën rrënoja