Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zjarr afër ish-kazermës ushtarake në Llukar

Një zjarr i madh është përhapur në dalje të Prishtinës, më saktësisht në Llukar.

Koha.net ka siguruar disa pamje ku mund të shihet zjarri, i cili është shumë pranë ish-kazermës së Ushtrisë, i cili tani shërben si hapësirë për deponimin e pasurisë së luajtshme të konfiskuar si e fituar në mënyrë të jashtëligjshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koha.net ka kontaktuar me Zjarrfikësit në Prishtinë, me ç’rast kanë thënë se ekipet janë në vendin e ngjarjes duke bërë të pamundurën për të shuar zjarrin.

Sipas tyre, dyshimet e para për shkaktimin e këtij zjarri është faktori njeri.

Image