Humanisti nga Ferizaj, Agon Zhinipotoku, është përlotur në studion e emisionin “SOT” në KTV, teksa ka kujtuar iftaret që ka kaluar me gruan, të cilës i kanë vdekur shtatë fëmijët dhe burri.
Duke mos treguar për rrethanat e vdekjes së anëtarëve të kësaj familjeje, Zhinipotoku e veçoi këtë rast nga të gjithë të tjerët që takoi gjatë muajit të Ramazanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke komentuar disa nga fotografitë që i ka shkrepur në familjet të cilave si pjesë e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” u ka dalë në ndihmë, Zhinipotoku veçoi gruan, që përveç vdekjes së më të afërmve të saj, përballet edhe me kancer të gjirit.
“Ky është rasti që e kam më për zemër dhe në fakt merremi që tri vjet me të. Është një nënë me kancer gjiri, e cila i ka shtatë fëmijë të vdekur dhe burrin. Që tri vjet vjen në Prishtinë për terapi, e kalojmë shumicën e kohës bashkë, gjatë 30 iftareve jemi munduar t’i rrimë afër çdo ditë”, ka thënë Zhinipotoku.
Ai ka përmendur edhe një rast tjetër. Bëhet fjalë për katër fëmijë jetimë, të cilëve u është ndërtuar shtëpia e re për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
“Edhe ky ka qenë një rast i prekshëm. Katër jetimë kur bëhen me shtëpi të re dhe më lusin që në Natën e Kadrit të hyjnë në shtëpinë e re për ta ngrënë iftarin. Përkundër kësaj ne po synojmë që të jemi shumë më afër qytetarëve në nevojë”, ka thënë Zhinipotoku.