Rruga Peje-Kuqishtë që ishte bllokuar nga rrëshqitja e dheut në kilometrin e 13-të, është liruar të premten në mëngjes pas punës që ka kryer tërë natën operatori për mirëmbajtjen e kësaj rruge, raporton Koha Ditore.
Sipas operatorit, gjatë tërë natës ka pasur rrëshqitje të dheut derisa janë ndërprerë të reshurat e shiut.
Rruga është e kalueshme, por operatori vazhdon të kujdestarojë me buldozer për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së sërishme të dheut në atë pjesë të rrugës.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrëshqitje të dheut në aksin rrugor Pejë-Kuqishtë
-
Në aksin rrugor Pejë – Kuqishtë-Bogë pati rrëshqitje masive të dheut mbrëmë
-
Pastrohet rruga në kilometrin e 13-të në Rugovë, por rreziku mbetet
-
Trotuaret në kryeqytet të papastruara nga bora, rrezik për qytetarët – rrugët të kalueshme
-
Rrëshqet dheu në rrugën Pejë – Kuqishtë, segmenti bëhet i pakalueshëm