Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale janë të kalueshme.
Po ashtu, theksohet se edhe rruga Pejë-Kuqishtë, e cila mbrëmë ishte bllokuar pas rrëshqitjeve të dheut, është hapur.
“Rruga është e lirë për qarkullim, por që ende ka rrezik nga rrëshqitjet e mundshme të dheut”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Ministria e Infrastrukturës, raporton KTV.
Por, gjendje e njëjtë si e rrugëve nuk ishte edhe në trotuaret e kryeqytetit.
Mëngjesi i së dielës i ka zënë ato me shumë borë, nga të reshurat e së shtunës mbrëma.
Pothuajse asnjë nga trotuaret nuk ishte i pastruar.
Krahas borës, e cila nuk ishte larguar fare, aty kishte edhe shumë ngrica.
Këmbësorët, të cilët ishin të parët që së bashku me rrezet e diellit po largonin borën në këtë mëngjes, tregojnë se ecja në këtë gjendje është e rrezikshme.
Edhe
Qytetarët ankohen për rrugët e papastruara nga bora, Ministria thotë se të gjitha janë të kalueshme
Zyrtarë në Komunën e Prishtinës nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me këtë çështje.
Ndërsa, Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafikun rrugor, me qëllim të reduktimit të aksidenteve.
“Drejtuesit e automjeteve duhet të posedojnë pajisje dimërore dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut”, thuhet në apelin e Policisë.