Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zhbllokimi nga taksa

Foto: Koha / ilustrim

Koalicioni qeverisës në Kosovë nuk po arrin të gjejë ndonjë zgjidhje për ta përmbushur kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e tarifës doganore, si hap i domosdoshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Vazhdimi i dialogut, sipas Uashingtonit dhe Brukselit, është një hap i domosdoshëm në mënyrë që këtë vit, Kosova dhe Serbia ta përmbyllin procesin e negociatave me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe njohje reciproke.

Sikurse liderët e institucioneve, por edhe zyrtarët e kabinetit qeverisës, që kanë dallime në qëndrime, edhe deputetët në pushtet dhe opozitë janë të ndarë në mendime, megjithatë ata nuk parashikojnë se si mund të tejkalohet kjo situatë.

Deputeti Elmi Reçica, nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila përbën shumicën në koalicionin qeverisës, tha për Radion Evropa e Lirë se historia ka dëshmuar që shqiptarët gjithmonë kanë hapur rrugë se nuk kanë qenë pengesë për të bërë dialog.

Duke iu referuar edhe vendosjes së tarifës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ai tha se nga të gjitha vlerësimet e faktorit ndërkombëtar, Kosova po del që është shndërruar në një pengesë për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje finale mes dy vendeve.

“Janë duke u bërë përpjekjet maksimale të liderëve tanë që janë të legjitimuar dhe realisht të cilët do të marrin vendime, që të tejkalohet sa më shpejt kjo situatë. Unë mendoj se ka shenja pozitive dhe besoj se në një afat të caktuar kohor do të vijë deri të një zhbllokim i kësaj gjendjeje që është aktuale”, tha Reçica.

Edhe Serwer: Vështirë të ketë përparim në dialog nëse mungon vullneti politik nga Serbia Arbëri 1 j. më parë Serwer: Vështirë të ketë përparim në dialog nëse mungon vullneti politik nga Serbia

PDK-ja deklarativisht është treguar më fleksibile në raport me respektimin e kërkesave ndërkombëtare për pezullimin e tarifës doganore, por në praktikë deri më tani nuk ka dalë ndonjë propozim në Qeverinë e Kosovës që të kërkohet ky pezullim.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radion Evropa e Lirë.