Ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thumbuar pasuesin e tij në këtë dikaster, Pal Lekaj, i cili vazhdon ta lë fajtorë këtë të parin për 53 milionë eurot që iu dhanë kompanisë Bechtel-Enka.
Zharku tha se Lekaj nuk ka paraqitur asnjë dokument të vetëm që do të mbulohej vendimi për dhënien e këtyre parave.
“As në konferencën që e thirri vetë me bujë të madhe, ministri Lekaj nuk bëri publik as edhe një dokument të vetëm. Me sa duket, ministri ka nevojë edhe për ditët e vikendit që t’i përgatisë ‘dokumentet’ që nuk ekzistojnë”, ka thënë Zharku.
Kohavisioni ka raportuar me shumë dokumente para vetes, Lekaj ka provuar të shpjegojë vendimin kundërthënës për ndarjen e këtyre parave.
E ka vlerësuar si arritje faktin që pagesat do të bëhen deri në qershor 2019, edhe pse punimet duhet të kryhen deri në fund të 2018-s. Ministri Lekaj nuk ka arritur të shpjegojë si i ka bërë kalkulimet e tij.
Edhe
Lekaj provon ta arsyetojë ndarjen e 53 milionë eurove për Bechtel-Enkan, fajëson Zharkun
Ai e ka mohuar ekzistimin e një kontrate në mes të ish-ministrit, Lufti Zharku dhe kompanisë Bechtel Enka, e cila në rast të mungesës së buxhetit për pagesa, do të mund të zgjatej kontrata, por pa ndonjë kosto shtesë.
Lexo edhe: Lekaj provon ta arsyetojë ndarjen e 53 milionë eurove për Bechtel-Enkan, fajëson Zharkun
-
Lekaj provon ta arsyetojë ndarjen e 53 milionë eurove për Bechtel-Enkan, fajëson Zharkun
-
Zharku: Asnjëherë nuk ka pasur neglizhencë të pagesave ndaj punëkryerësit
-
Rasti “53-milionëshi”, Zharku thotë se Lekaj e askush tjetër s’kishte të drejtë ta tejkalonte opinionin e “Hill Internacional”
-
Lekaj: U dhanë 53 milionët për ta ruajtur buxhetin