Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjidhje alternative për rrugën e bllokuar nga rrëshqitja e dheut në Shalë të Bajgorës

Zyrtarë komunalë nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit së bashku me gjeologët nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës kanë qëndruar të mërkurën në zonën e rrezikut nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Trepçe, që kishte bllokuar rrugën.

Rruga kryesore ishte e mbyllur me urdhër të Ministrisë së Infrastrukturës nga data 16 mars 2018, kurse është aftësuar dhe përgatitur për qarkullim rruga alternative që do përdoret derisa të gjendet një zgjidhje afatgjatë kundër rrëshqitjes së dheut në këtë pjesë, ka thënë zyrtari i DMSH, Blerim Meholli.

Sipas tij nga gjeologët në Shërbimi Gjeologjik i Kosovës si dhe gjeologët që punojnë në komunë, Besim Beka, Bahri Sinani dhe Blerim Meholli, është vëzhguar nga afër struktura e dheut dhe hapësirë më të gjerë dhe është konstatuar se rrëshqitjet në atë rrug paraqesin rrezik për banorët e fshatrave të rajonit të Shalës së Bajgorës, po ashtu se mund të pritet edhe rrëshqitje e re e dheut.

Në ndërkohë, derisa Ministria e Infrastrukturës të ndërmarrë hapat e domosdoshëm të sanimit të gjendjes, pasi kjo rrugë është në përgjegjësi të saj, fal intervenimit të Komunës është ndërtuar dhe mundësuare për qarkullim rruga alternative, që krijon kushte për lëvizje të banorëve të fshatrave të Shalës së Bajgorës.

{gallery}