Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjidhen anëtarët e rinj të Komisionit të Granteve për vitin 2019

Nën udhëheqjen e ministrit të Financave Bedri Hamza, sot u mbajt takimi i Komisionit të Granteve, në të cilin u bë përzgjedhja e anëtarëve të rinj të këtij Komisioni për vitin 2019.

Në përputhje me Ligjin e Financave të Pushtetit Lokal, përzgjedhja e anëtarëve të rinj u bë me short, ku për vitin 2019 anëtarë të rinj të këtij komisioni u zgjodhën kryetarët e komunave të Skenderajt, Dragashit, Podujevës Graçanicës.

Ky Komision përbëhet nga 9 anëtarë, prej të cilëve katër janë anëtar nga Qeveria, një nga Komisioni për Buxhet në Kuvend, si dhe katër anëtarë të tjerë janë nga niveli komunal, që përfaqësohet nga tri komuna shumicë dhe një komunë pakicë.