Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Është mbajtur takimi i Komisionit të granteve

Pëmres një njoftimi për media, Ministria e Financave bën të ditur se me ftesë të inistrit Bedri Hamza është mbajtur takimi i dytë i Komisionit të granteve për financimin komunal për vitin 2019-2021.

Në këtë takim janë aprovuar grantet qeveritare për financimin e komunave, duke u bazuar në prioritetet strategjike të Qeverisë në fushën e marrëdhënieve fiskale ndërqeveritare për vitin 2019 dhe orientimet për vitet 2020-2021.

Po ashtu, Komisioni i Granteve gjatë takimit ka aprovuar edhe parashikimet e të hyrave vetjake të komunave për vitin fiskal 2019 si dhe parashikimin afatmesëm 2020-2021.

Në njoftim nuk jepen hollësi të tjera.

Artikuj të ngjashëm