Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjidhen 4 anëtarët e bordit të drejtorëve të “Trafikut Urban”

Komisioni komunal i aksionarëve të Komunës së Prishtinës, për Ndërmarrjen Publike Lokale “Trafiku Urban” SH.A., me datë 28.06.2017, në bazë të konkursit për zgjedhjen e katër (4) anëtarëve të bordit të drejtorëve, të publikuar në mjetet e informimit, ka verifikuar se gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) nga tridhjetë e tre (33) kandidatë i kanë plotësuar kushtet për t’i ftuar në intervistë lidhur me pozitën – Anëtarë i bordit të drejtorëve.

Pas intervistimit të të gjithë kandidatëve, nga Komisioni Komunal i Aksionarëve në përbërje të Genc Bashota, Hetem Kupina, në mungesë të Lirie Avdiut, në mbledhjen e mbajtur më 30.06.2017, lista e të përzgjedhurve për anëtarë të bordit të drejtorëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “Trafiku Urban” Sh.A. është si vijon:

Ruhan Beha,

Violeta Hyseni,

Genc Broqi,

Edhe Akuza për zgjedhje të paligjshme të Bordit të Drejtorëve në “Trafikun Urban” Arbëri Akuza për zgjedhje të paligjshme të Bordit të Drejtorëve në “Trafikun Urban”

Valëza Aliu Hyseni.

Konstatohet që, kandidatët e lartpërmendur do të emërohen anëtarë të bordit të drejtorëve me vendim të veçantë nga Komisioni Komunal i Aksionarëve.