Komisioni Komunal i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Komunale, "Stacioni i Autobusëve Sh.A", ka anuluar konkursin publik të shpallur më 14.11.2022 për zgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të përhershëm të kësaj ndërmarrjeje.
Sipas vendimit që është bërë publik nga Komuna e Prishtinës, anulimi ka ndodhur si pasojë e mungesës së disa dokumenteve të atyre që kanë aplikuar për këto pozita.
Në vendim thuhet se mungesa e dokumenteve është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
“Anulimi i konkursit është mbështetur kryesisht nga takimet tona të përbashkëta si Komision Komunal i Aksionarëve, ngjarjet e fundit të ndodhura gjatë procesit të shqyrtimit të dokumentacionit të aplikuesve, ngjarje këto që kanë rezultuar me mungesë të disa dokumenteve të aplikuesve, të cilat ngjarje janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në arsyetim të vendimit.
Tutje theksohet se ky vendim mbështetet në opinionin nga Zyra Ligjore e Komunës së Prishtinës e cila në këto rrethana, thuhet se ka udhëzuar Komisionin Komunal të Aksionarëve për rishpallje të konkursit të hapur në afat prej 15 ditësh kalendarike në kanalet publike.
-
Humbin dokumentet, nisin hetimet ndaj Stacionit të Autobusëve
-
Alarm i rremë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës paralajmëron masa për disa kompani të autobusëve nga Podujeva
-
Anulohet përzgjedhja e katër aktorëve në Teatrin Kombëtar të Kosovës
-
Anulohet konkursi për drejtor të përgjithshëm të RTK-së