Lagjet, parkingjet, hapësirat publike të cilat dikur ishin të pandriçuara në Komunën e Vushtrrisë, tani e tutje me nuk do të jenë të tilla.
Përmes një komunikate për media Komuna e Vushtrrisë bën të ditur se këto ditë ka filluar projekti për zgjerimin të ndriçimit në qytet, transmeton Koha.net.
Rrugët që janë pjesë e projektit janë: Rr,”Gjergj Kastrioti Skenderbeu” Rr. “Bahri Kuqi”, Rr. “Bekim Berisha”, Rr.” Enver Musa”, Rr.” Ismajl Qemajli”, Rr.”Faruk Beqiri”, Rr. “Bedri Pejani”, Rr. “Ukshin Kovaqica”, Rr. “Ajet Gerguri”, Rr.”2 Maji”.
Po ashtu në fshatin Stanofc ka filluar instalimi i rrjetit të ndriçimit publik për dy rrugë, Rr.”Malet e Sharrit”, si dhe lagja e “Prekazve”.
“Projekti i ndriçimit publik të rrugëve do të vazhdojë në një përqindje më të madhe rrugëve të Vushtrrisë, duke përfshirë edhe ato pjesët e fshatrave. Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka vendosur prioritet të qeverisjes së tij që të shkojë rrugë për rrugë, lagje për lagje në mënyrë që të sigurohemi që çdo rrugë e cila ka numër të banorëve të caktuar të ketë ndriçim publik”, thuhet në komunikatë.
Projekti i zgjerimit të rrjetit të ndriçimit publike në Komunën e Vushtrrisë ka vlerën e 11.772.90 euro.
-
Mungesa e ndriçimit publik, banorët e “Kalabrisë” ndihen të rrezikuar nga qentë endacakë
-
Vendosen 160 shtylla të reja për ndriçim publik në Lipjan
-
Nis rregullimi i sheshit “Adem Jashari” në Vushtrri
-
Tetëmbëdhjetë vendbanime të Malishevës do të bëhen me ndriçim publik
-
Realizohen 12 projekte për ndriçim të hapësirave publike në Pejë