Moszgjedhja e presidentit do e dërgonte vendin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mirëpo, nga këndvështrimi ekonomik, shkuarja në zgjedhje po konsiderohet si shkatërruese për ekonominë e vendit.
Arian Zeka, Drejtor i Odës Ekonomike Amerikane ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve ka ndikim negativ, sidomos në këtë periudhë pandemike, ku dëmet ekonomike janë të mëdha.
“Në këtë aspekt mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve, shikuar edhe në aspektin historik, në vendin tonë gjithmonë ka ndikuar edhe në normën e përgjithshme të rritjes ekonomike, edhe tek tërheqja e investimeve të huaja direkte, por edhe tek të hyrat e mbledhura për buxhetin e vendit. Në një situatë hipotetike kur ne do të kishim zgjedhje më të shpeshta brenda një intervali të shkurtër kohor, besoj që ndikimi në ekonomi do të ishte shkatërrues, aq më tepër nëse kombinohet sërish me ndikimin që ka pandemia COVID-19, e që ka pasur gjatë vitit 2020”, ka thënë Zeka për KP.
Zeka ka thënë se stabiliteti politik është faktor i rëndësishëm në vendimmarrjen afariste, prandaj sipas tij, mbajtja e shpeshtë e proceseve zgjedhore bën që vendimet afariste të frenohen.
Kuvendi i Kosovë dështoi të shtunën në dy tentativa ta zgjidhnin presidentin e vendit pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm.
-
Zeka: Zgjedhjet e shpeshta po e pengojnë zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve
- Jeta në fushatë permanente zgjedhore, e dëmshme për shëndetin shoqëror
-
Zeka: Kriza politike po i rrezikon investimet e huaja në Kosovë
-
Kriza politike po i kushton shtrenjtë ekonomisë së Kosovës
-
Partitë “vajtojnë” miliona eurot për zgjedhje, por s’lëvizin nga qëndrimet për presidentin