Kuvendi zhvillon të enjten, ora 15:00, raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, njofton atsh.
Deri tani janë konsumuar dy, nga pesë raundet e votimit për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit, ndërkohë që në konkurrimin për garën presidenciale në dy raundet e parë nuk u paraqit asnjë kandidat zyrtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVotimi quhet i ezauruar edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidature. Pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, në raundin e katërt dhe të pestë të votimit në parlament, Kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash. Ndërkohë që në proceset paraardhëse zgjedhja e tij është bërë edhe me shumicë të cilësuar, 84 vota.
Raundi i radhës për garën presidenciale pason misionin e pasuksesshëm në Tiranë të dy eurodeputetëve, David McAllister, kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian dhe Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë, të cilët nuk arritën t’i japin një zgjidhje krizës politike në Shqipëri.
Dy zyrtarët e PE-së, pas takimeve intensive të martën me drejtues të qeverisë dhe opozitës, me gjithë përpjekjet nuk konkluduan në arritjen e një kompromisi që do ta nxirrte opozitën nga “çadra e protestës” dhe do e bindte për të hyrë në zgjedhje.
Propozimet e paraqitura nga McAllister dhe Fleckenstein për afrimin e palëve, përfshinin disa pika, si ajo mbi dekriminalizimin, luftën kundër lëndëve narkotike, masa teknike për përmirësimin e kryerjes së zgjedhjeve, ndërtimin e besimit politik, etj, por dhe propozime mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshime të mundshme në strukturat e qeverisë.
Megjithëse shumica ishte dakort me pikat e propozuara, me kushtin e vetëm që vettingu të kalonte në parlament, Partia Demokratike i qëndroi pozicionit të saj për caktimin e një kryeministri teknik dhe vënien në jetë të një sistemi elektronik për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në pikat e marrëveshjes së dy eurodeputetëve nuk ishte përfshirë kërkesa e panegociueshme e opozitës për qeveri teknike.
Pas deklaratës së Delegacionit te BE-së në Tiranë për negociatat e dy zyrtarëve të PE-së, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, fajësoi kryeministrin Edi Rama, qe sipas tij refuzoi “qeverinë teknike të zgjedhjeve të lira si zgjidhjen e vetme per zgjedhje te lira e të ndershme”.
Nga ana e tij kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehu gatishmërinë e maxhorancës per dialog pa kushte. “Por, pa Vetingun s’ka asnjë kompromis, sepse Drejtësia për Shqipërinë që duam nuk negociohet”, u shpreh Rama.