Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë do të mbahet të hënën (23 maj), në orën 18:00 .
Grupet parlamentare do të kenë afat deri më 22 maj, në orën 16:00 për dorëzimin e dokumentacionit.
Kjo datë u propozua nga kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe me të u pajtuan të gjithë palët në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare.
Pa një emër për presidentin e ri të Republikës, parlamenti u mblodh të hënën në seancë plenare, ku u konsumua raundi i parë për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Edhe pse nuk kishte një emër për t’u votuar, sipas Kushtetutës ky është quajtur si një raund votimi i ezauruar për t’ia lënë vendin katër raundeve të tjera.
Në katër raundet e para kërkohet 2\3 e votave, ndërkohë në raundin e pestë shumica e thjeshtë. /Tch
-
Zgjedhja e presidentit në Shqipëri, rundi i katërt më 4 qershor
-
Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë pritet të mbahet më 10 maj
-
Çka thotë Kushtetuta për zgjedhjen e presidentit
-
Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, më 11 maj 2025
-
Kuvendi i Shqipërisë nis seancën e zgjedhjes së presidentit