Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjatet afati hetimor për panelin në rastet disiplinore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar dhe janë marrë vendime për një sërë çështjesh.

Kryesuesi i KGJK-së, Skender Çoçaj teksa i përmendi të gjitha pikat e rendit të ditës, kërkoi që të merren vendime.

Me këtë rast u votua draft rregullorja për Interpret edhe Përkthyes Gjyqësor.

Gjyqtari Armend Berisha tregoi rëndësinë e kësaj rregullore, teksa tha se në kuadër të kësaj është edhe kodi i etikë, transmeton kp.

Gjatë kësaj mbledhje u votua për zgjatjen e afatit hetimor për panelin hetimor në rastet disiplinore.

Edhe Këshilli Gjyqësor shpall konkursin për zgjedhjen e kryesuesit të ri Arbëri Këshilli Gjyqësor shpall konkursin për zgjedhjen e kryesuesit të ri

Po ashtu, KGJK votoi për dy memorandume bashkëpunimi, për vazhdim të memorandumit të bashkëpunimit në mes Fondit për të Drejtën Humanitare edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Akademisë së Drejtësisë.

Mes tjerash u emëruan edhe anëtarë të Komisionit për Rekrutim të Gjyqtarëve.