Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s: Është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise.

Ai përmes një postimi në Twitter derisa ka njoftuar se është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se NATO i mbështetë fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme diplomatike të Kosovës dhe Serbisë.

“NATO mbështet fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme diplomatike me Beogradin dhe Prishtinën, nën udhëheqjen e BE-së. Është koha për të dyja palët që të bëjnë kompromise. Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in, është i fortë”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen të shtunën, më 18 mars, në Ohër.