NATO nxit Kosovën dhe Serbinë që të bëjnë përparime në marrëdhëniet mes tyre, ka thënë zëvendëssekretari i përgjithshëm NATO-s, Mircea Geoana.
Geoana ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me bisedimet për normalizim.
Ai ka përsëritur se NATO-ja është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet.
“Ne mirëpresim hapat e mëtejshëm të Prishtinës dhe Beogradit në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm. NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përmes KFOR-it”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
NATO: Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet që mund t’i rrisin tensionet
-
Geoana: NATO dhe BE-ja po përpiqen për depërshkallëzim
-
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s: Është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise
-
Lajçaku e Escobari takohen me zv.shefin e NATO-s, diskutohet gjetja e një zgjidhjeje mes Kosovës e Serbisë
-
NATO-ja e gatshme të intervenojë po që se rrezikohet stabiliteti