Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova janë pajtuar që të vazhdojnë përforcimin e raporteve të rëndësishme mes dy shteteve.
Pas bisedës telefonike që pati të premten me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Harris është shprehur se e ka falënderuar Kosovën për përkrahjen që ka dhenë në procesin e strehimit të refugjatëve afganë në Kampin Bondsteel.
“Jemi pajtuar të vazhdojmë ta përforcojmë raportin e rëndësishëm SHBA-Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Në njoftimin e Presidencës së Kosovës të premten, është bërë e ditur që pos temës së strehimit të afganëve, bisedë është zhvilluar edhe për donacionin e SHBA-së prej 500 mijë vaksinash anti-COVID për Kosovën.
-
Osmani fton Harrisin ta vizitojë Kosovën, miqësia me SHBA-në konsiderohet e palëkundshme
-
Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau
-
Zëvendëssekretari i Shtetit diskuton me Osmanin për fushat e mundshme të bashkëpunimit
-
Osmani takon ndihmëssekretarin e Shtetit: Kosova e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-në
-
Osmani në SHBA thekson rëndësinë e forcimit të raporteve, sidomos në mbrojtje e ekonomi