Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zëvendëskryeministri Jevtiq kërkon përgjegjësi nga Qeveria për rastin Gjuriq

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, që po kryesohet nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri nga Lista Serbe Dalibor Jevtiq.

Ai ka kërkuar nga kabineti qeveritar shpjegime për rastin që ka ndodhur të hënën, kur u arrestua shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Jevtiq tha se aktet e tilla e dëmtojnë procesin e bashkëpunimit dhe sipas tij shkaktojnë frikë në popullatën serbe.

Ai madje tha se nuk ka pasur vendim të Qeverisë për ndalimin e Gjuriqit dhe ka kërkuar përgjigje pse është përdorur dhunë nga Policia.

“Ky nuk ka qenë vendim i Qeverisë, këtu nuk është marrë vendim. Kërkoj përgjigje në pyetje pse është përdorur dhunë në njerëz të cilët kanë ngritur duart kur kanë hyrë Policia? A ka ekzistuar mënyrë që të bëhet në formë tjetër? Do të doja të ishte këtu sot Rikallo, a keni pyetur se çfarë dhe pse i ka ndodhur Rikallos ajo? 32 njerëz janë lënduar atë ditë. Ata nuk kanë qenë të armatosur. Kanë pasur vetëm fletë dhe stilolapsa. Me lotsjellësin... kur ka qenë gazi në Kuvend ju kemi mbështetur që është i rrezikshëm. Policia e Kosovës ka gjuajtur pa asnjë arsye”, tha Jevtiq.

Edhe Zëvendëskryeministri Jevtiq do hetim për atë çka ndodhi të hënën në veri Arbëri Zëvendëskryeministri Jevtiq do hetim për atë çka ndodhi të hënën në veri

Ai tha se e vetmja formë për zgjidhje problemesh është të bisedohet, por duhet të jetë i hapur dhe sinqertë.

“Do të më vinte marre nëse Arifi do të trajtohej në Beograd sikurse Gjuriqi në Prishtinë dhe atë nuk do t’ia dëshiroja askush, sepse nuk bëhet fjalë për nacionalitet, por për njerëz. Njerëzit nuk trajtohen ashtu. Nëse jeni të hapur dhe dëshironi që në të ardhmen të punojmë në paqe e qetësi, e pakta që duhet të bëni është që të hapen hetime për atë se kush është përgjegjës për atë çfarë ndodhi”, tha Jevtiq.

Pas fjalës së Jevtiqit kryeministri Haradinaj tha se ngjarja e të hënës është një sekuencë duke i siguruar se nuk ka qenë e drejtuar kundër qytetarëve dhe ministrave.

Haradinaj tha se Policia nuk e kanë njohur dhe se nuk beson se kanë qenë të drejtuara kundër tij.

Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe i ka premtuar se do t’i marrin me seriozitet ato që i tha Jevtiq.

Haradinaj beson se e hëna nuk do të keqpërdoret nga askush për t’i kthyer proceset prapa.

“Kosova është e vendosur të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe jemi të interesuar që çështjet e mbetura të hapura të zgjidhen”, tha Haradinaj.

Në këtë debat është inkuadruar edhe zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj i cili tha se ky vend ka një sistem kushtetues dhe rend juridik që duhet të respektohet.

Edhe Institucionet nën presion për ta hetuar aksionin policor për arrestimin e Gjuriqit Arbëri Institucionet nën presion për ta hetuar aksionin policor për arrestimin e Gjuriqit

“Kemi marrëveshje nga Brukseli që rregullon vizitat. As ne s’mund te shkojmë në Serbi pa e ekzekutuar këtë marrëveshje, as ndonjë zyrtar i shtetit serb pa qenë në përputhje me procedurat. Gjuriq nuk e ka respektuar asnjë procedurë të vetme. Vitin e kaluar ka hyre 5 a 6 herë në mënyrë ilegale. Veprimi nuk është kundër komunitetit serb, as kundër askujt, por që të respektohet rendi kushtetues”, tha Hoxhaj.

Ai kërkoi që Lista Serbe të mos mbetet instrument i politikes së Beogradit dhe mos të mbetet viktimë e Gjuriqit.