Nënkryetari i Qeverisë së Kosovës dhe ministri për Komunitete e Kthim Dalibor Jevtiq, me një delegacion të Listës Serbe po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Washington, transmeton Koha.net.
Jevtiqi ka thënë se në SHBA, bashkë me delegacionin partiak, gjenden për t’i njoftuar zyrtarët amerikanë, siç ka thënë, me problemet reale të serbëve në Kosovë dhe “për incidentet e fundit në krahinën jugore serbe”.
"Kemi ardhur të prezantojmë pasqyrën e saktë të problemeve reale të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të flasim për incidentet e fundit, që në muajin e shkuar kanë qenë njëzet sish,si dhe për ato që kanë ndodhur në Kosovë që nga vizita ime e fundit në Washington në shkurt. Këtu në radhë të parë është incidenti gjatë të cilit u arrestua Marko Gjuriq, gjë që ndikoi në ftohjen e marrëdhënieve të serbëve e shqiptarëve”, ka thënë Jevtiq për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se delegacioni në Washington do të takohet me përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe se ka biseduar me përfaqësuesen e Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së e me përfaqësues të Institutit Demokratik Kombëtar.
Në pyetjen si e vlerëson punën e EULEX-it që e ka përfunduar mandatin në Kosovë, Jevtiq ka thënë se nuk janë përmbushur të gjitha pritjet, pasi, siç tha ai, edhe më tej ka raste të shumta të uzurpimit të pronës dhe shumë vrasje që nuk janë zgjidhur.
-
Zëvendëskryeministri Jevtiq kërkon përgjegjësi nga Qeveria për rastin Gjuriq
-
Qeveria thotë se është herët të jepen konkluzione për situatën me Listën Serbe
-
Vuçiqi i kërkon SHBA-së mbështetje për “sfidat e serbëve në Kosovë”
-
Cholleti takohet me Listën Serbe, Jevtiq: Biseduam për politikën e sigurinë në Kosovë
-
Janjiq: Vuçiq pret që Serbia të përballet me sanksione amerikane shkaku i Radoiçiqit