Dalibor Jevtiq ishte i vetmi serb që mori pjesë më mbledhjen e qeverisë.
Zëvendësi serb i Haradinajt erdhi aty për të kërkuar përgjegjësi për aksionin e së hënës të policisë në veri, ku ishte arrestuar Marko Gjuriq.
Por, ai gjatë fjalimit, në asnjë rast nuk e ka përmendur largimin e tërësishëm të Listës nga koalicioni, por ka ofruar bashkëpunim.
Ka kërkuar hetim dhe përgjegjësi për ngjarjet e së hënës, derisa tha se sikur një kosovar të trajtohej në Serbi si Gjuriqi, atij do t’i vinte turp.
Nuk vuri kushte sikurse kryetari i tij, Goran Rakiq, por kërkoi që asociacioni të formohet.
Edhe
Zëvendëskryeministri Jevtiq kërkon përgjegjësi nga Qeveria për rastin Gjuriq
“Ky nuk ka qenë vendim i qeverisë. Këtu nuk është marrë vendim. Kërkoj përgjigje në pyetjen pse është përdorur dhunë në njerëz, të cilët kanë ngritur duart kur ka hyrë Policia? A ka ekzistuar mënyrë tjetër e arrestimit? Do të doja të ishte këtu sot Rikallo. A keni pyetur se çfarë i ka ndodhur Rikallos? 32 njerëz janë lënduar atë ditë. Ata nuk kanë qenë të armatosur”, ka thënë Dalibor Jevtiq, zv.kryeministër i Kosovës.
Jevtiq ka kërkuar hetim për atë çka ndodhi të hënën, meqë ekzistojnë xhirime dhe mund të përcaktohet lehtë përgjegjësia.
Më i ashpër ishte zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.
Pas mbledhjes, kryeministri doli para gazetarëve, ku tregoi se nuk ka kërkesë për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm e as nuk e ka në plan ta bëjë një gjë të tillë.
Përshëndeti gatishmërinë e Jevtiqit për të ofruar bashkëpunim, derisa e arsyetoi policinë rreth trajtimit të Rikallos.
Edhe
Qeveria thotë se është herët të jepen konkluzione për situatën me Listën Serbe
Haradinaj tha se është mirë që storja e së hënës ka përfunduar pa viktima.
Për asociacionin tha se nuk ka shumë kohë të merret me të, ndërsa kur u pyet për ardhjen e presidentit serb Vuqiq në Kosovë, tha se ai mund të vijë sa herë të dojë, por me rëndësi është që të mos veprohet në kundërshtim me ligjin.