“Zemra e malit” është logoja e produkteve të prodhuara në zonat malore të Shqipërisë.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka shpallur konkursin për dizenjimin e logos së produkteve të malit.
Një mekanizëm marketimi i cili synon të bëjë të dukshme origjinën malore të këtyre produkteve, duke u shtuar forcën e tregut.
Kjo nismë është një bashkëpunim mes MBZHR dhe Delegacionit të Bashkimit Europian.
Kohëzgjatja e aplikimit për konkursin e logos është nga data 26 Qershor deri në datën 15 Korrik 2018.
MBZHR ftohen të gjithë dezinjatorët, arkitektët, studiot e marketingut etj të aplikojnë për këtë logo të re që do t’i japë një nxitje të re tregut të këtyre produkteve, që janë ndër më të kërkuarat jo vetëm në tregun vendas por edhe ato të huaja.
-
Përdorimi i simboleve kombëtare në Malin e Zi
-
Rikallo premton mbështetjen e Ministrisë për sektorin e produkteve malore
-
Përdorimi i simboleve kombëtare në Malin e Zi
-
MINTI kërkon nga operatorët që të prezantohen qartë specifikat e produkteve të qumështit në treg
-
Qeveria maqedonase kufizon marzhën e fitimit për 102 grupe produktesh