Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se deri në qershor do të arrijnë 100.620 vaksina anti-COVID nëpërmjet mekanizmit COVAX.
Zemaj ka thënë se nga komunikimi me COVAX-in sot, e që ia ka përcjellë ministrit të Shëndetësië, Arben Vitia, konfirmohet kjo sasi e vaksinave. Zemaj në postimin në Facebook ka thënë se bëhet fjalë për vaksinën e Pfizer/BioNTech.
“Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX-i (për sigurimin e radhës së vaksinës Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës. Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave”, ka shkruar Zemaj në Facebook.