Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka qëndruar sot në vizitë në komunën e Gjilanit. Ai është pritur nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, nga i cili është bërë me dije se spitali i Gjilanit do të jetë përfitues i një donacioni.
Zemaj ka thënë se vizita ka të bëjë me mobilizimin e kapaciteteve për të përballuar gjendjen me pandeminë.
Ai tutje ka shtuar se interesim i tyre është të rritin kapacitetet dhe ta lehtësojnë situatën, raporton KOHA.
Zemaj e ka quajtur alarmante rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.
“Komuna e Gjilanit është në mesin e komunave në zonën e kuqe. Numrat për mua si ministër i Shëndetësisë janë alarmant”, ka thënë ai.
I pari i komunës thotë se e ka informuar Zemajn për gjendjen me pandeminë në të cilën është Gjilani.
Edhe
Haziri e quan alarmante situatën me COVID-19, bën thirrje për vaksinim
“Jemi njëra prej komunave që kemi afër 7 mijë teste të realizuara, janë rreth 500 raste aktive me COVID-19. Spitali i qytetit dhe institucionet e tjera janë në shërbim për 24 orë”, ka thënë Haziri në një konferencë për media pas takimit.
Haziri tutje ka bërë të ditur se temë e takimit ka qenë edhe ekonomia dhe Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, derisa ka bërë thirrje te deputetet që ta votojnë atë.
-
Haziri: Zemaj ka vendosur koordinim institucional në menaxhimin e pandemisë
-
Zemaj thotë se aparaturat për PCR janë siguruar, por nuk tregon se kur mund të fillojë testimi në komuna
-
50 punëtorë shëndetësorë në Spitalin e Gjilanit të infektuar me koronavirus
-
Ministri Zemaj kërkon që të prekurit me COVID-19 të trajtohen edhe në spitalet regjionale