Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ka qenë kritik ndaj punës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë.
Ai ka thënë se kritikat kanë qenë pozitive dhe në shërbim të vendimmarrjes së drejtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaziri në Interaktiv ka thënë se në situata të pandemisë dhe emergjencës civile nuk duhet vendosur me panik.
“Nuk guxojmë me vendosë me masa të kopjuara sepse OBSH-ja rekomandimet i ka ditore. Instituti Kombëtar dhe Qeveria e Kosovës i nënshtrohet rekomandimeve të OBSH-së”, ka thënë ai.
Haziri tutje ka shtuar se përveç ruajtjes së shëndetit që është primar duhet të ruhet edhe shëndeti i ekonomisë.
Ai tutje ka shtuar nëse nuk ruhet ekonomia, atëherë rrezikohet mirëqenia e njerëzve.
“Muajve të fundit është menaxhuar situata me COVID-19. Ministri Zemaj ka mbrri me vendosë një menaxhim tjetër dhe koordinim institucional”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se edhe niveli qendror edhe ai komunal është sjellë sikurse është situata normale, karshi situatës së jashtëzakonshme.
Ai ka thënë se Kosova nuk përjashtohet nga blerja e vaksinës COVID-19.