Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zekaj tregon se “luftëtarët e Kumanovës u tradhtuan”

Babai i të arrestuarit nga beteja e Kumanovës, Val Zeka në një intervistë ekskluzive për Rubikon të KTV-së tregoi për rrugëtimin e djalit të tij.

Zekaj tregoi se ishte i njoftuar se Vali do të nisej dhe këtë ai e dinte para se të sulmohet Gushinca.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë kam marrë vesh se ai do të shkojë para se të sulmohet Gushinca dy a tri ditë. Djali im nuk ka shkuar për para sepse çka ka dashtë i kam dhënë, kam pas lekë, kam pas çka do që i është nevojitur, të gjitha i kam pas”, ka thënë Zekaj.

“Kur ka ardhur Vali në mbrëmje në shtëpi më ka thënë se më duhet të shkoj në Maqedoni sepse e kemi një takim. E kanë një marrëveshje me AKI-në e Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës, dhe në AKI ka qenë Bashkim Smakaj. Ajo ishte marrëveshje ndërshtetërore, ndërpartiake, për cështje të destabilizimit të Macedonisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe Zaevi edhe Gruevski janë armiq të popullit tonë, veçse luftojnë për pozicione të veta në shtet.

thotë Zekaj se edhe AKI, Skënder Hyseni e kryeministria në Kosovë e “dinin se çka ka ndodh e çka do të ndodhë”.

Zekaj shpjegoi se ata ishin 37 luftëtarë kundër 3500 tjerëve të armatosur, sic thotë Zekaj, me arsenal të luftimit ushtarak.

“Këta kanë qenë njerëz që kanë qenë të pushkës, luftëtarë, komandantë e trima. Nuk është me luftu 37 veta me 3500 forca të armatosura, me arsenal të luftimit ushtarak”, ka thënë Zekaj.

“Vali është i fortë e unë i thash pse nuk i vrave ata që hynë aty. Më tha: Jo babë se mu kish këndu kanga e keqe”.

Zekaj beson se luftëtarët kanë qenë të paralajmëruar se do të jenë të tradhtuar.

Ai është i bindur se autoritetet nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia kishin bashkëpunim mes vete.

“Dikush nga SHISH-i ka pasur kontakt me Nasul Beqirin dhe dajën Sul”, thotë tutje Zekaj.

Emisioni i plotë: