Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sonte në Rubikon i ftuar babai i luftëtarit të Kumanovës

Sonte për Rubikon ekskluzivisht flet Ismajl Zekaj, babai i luftëtarit Val Zekaj.

Çfarë ka për të thënë sot Zeka lidhur me betejën e Kumanovës e çka për dënimin që vazhdon ta vuaj i biri?

Si u organizuan?

- Për çka shkruan të luftonin në Maqedoni?

- Kush ishin 600-700 individë të tjerë që pritej se do t'i bashkoheshin në Maqedoni?

- Me kë ishin koordinuar?

- Kush i tradhëtoi?

- A ka marrë dikush para?

- A e dinin AKI-ja dhe liderët në Kosovë?

- A është e vërtetë se dikush nga Kosova kishte arsye që t'i eleminonte meqë mund të ishin dëshmitarë në Gjykatë Speciale, si dhe në aferat korruptive?

Për këto dhe shumë hollësi të tjera nga njëri nga episodet më misterioze të viteve të fundit ku përfshihen shqptarët, për herë të parë në televizion flet babai i njërit nga pjesëmarrësit.

Për këto dhe më shumë, ndiqni sonte intervistën në Rubikon me fillim prej orës 20:00.

Artikuj të ngjashëm