Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zeka e quan të kundërefektshme pakon e Qeverisë për përballje me inflacionin

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka, ka thënë se ndihma e fundit financiare e Qeverisë në formë të pakos për përballje me inflacionin mund të jetë e kundërefektshme në përpjekjen për luftimin e inflacionit.

Zeka ka thënë të enjten në “60 Minuta” të KTV-së, se një prej arsyeve kryesore për rritjen e inflacionit është plasimi i madh i parasë në treg dhe rritja e konsumit përtej mundësisë së ofertës që t’i përgjigjet të njëjtës kërkesë.

“Ndihma financiare që është dhënë në kuadër të masave të fundit nuk është koncencionale, madje mund të jetë e kundërefektshme me masat që do të duhej aplikuar për luftimin e inflacionit. Një prej arsyeve për rritjen e inflacionit është plasimi i madh i parasë në treg dhe rritja e konsumit përtej mundësisë së ofertës që ti përgjigjet të njëjtës kërkesë”, ka thënë Zeka.

Ai ka shtuar se OEAK-u vlerëson se Qeveria do të duhej të merrte një vendim për rritje të pagave në sektorin publik paralel me ngritjen e inflacionit.

“Ajo çfarë ne vlerësojmë që do të duhej të bëhej nga ana e Qeverisë është një vendim për ngritje të pagave për sektorin publik dhe përfituesit e kategorive të ndryshme të skemave sociale të jenë në një përqindje të ngritjes së inflacionit të artikujve esencialë”, është shprehur Zeka.

Qeveria e Kosovës e ka bërë publike pakon e përballjes me inflacionin më 3 shtator.

Sipas pakos, nga shtatori do të ndahen nga 50 euro për zyrtarët publikë për muajt e mbetur të këtij viti fiskal, ndërsa do të ketë pagesë të njëhershme prej 100 euro për punëtorët e ndërmarrjeve publike.

Edhe Inflacioni në maj rritet për 6.8 për qind Ekonomi Inflacioni në maj rritet për 6.8 për qind

Po ashtu, sipas pakos, nga shtatori pritet të subvencionohet energjia elektrike për të gjithë ata që kursejnë.

Pakoja parasheh edhe nga 100 euro shtesë për pensionistët dhe studentët për një muaj, ndërkaq dyfishim të ndihmës sociale, po ashtu, për një muaj.