Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka hedhur dyshime nëse lirimi i mohuesit të masakrës së Reçakut, Ivan Todosijeviq lidhet me “marrëveshjen Kurti-Vuçiq”.
“Lajm i tmerrshëm lirimi i ish-ministrit të Listës Serbe, Teodosijevic për mohimin e masakrës së Reçakut. Ministri që u shkarkua nga kryeministri Haradinaj sepse e mohoi Reçakun, sot u lirua nga dënimi. A lidhet edhe ky lirim i mohuesit të Reçakut me zbrapsjen e Albinit ndaj Serbisë përmes piunit Bislimi? A është pjesë e pakos së kapitulimit të Kurtit ndaj Serbisë?” ka shkruar Xhemaili në Facebook.
Të mërkurën, Gjykata Supreme ka vendosur që ta lirojë Todosijeviqin nga akuza për urrejtje, për deklaratën ku mohonte masakrën e Reçakut.
Sipas arsyetimit që Supremja e ka dhënë për këtë rast, Todosijeviqi është shpallur fajtor me vendime që në Themelore dhe Gjykatë të Apelit, janë marrë në shkelje të ligjit penal, pasi që thuhet se vepra për të cilën i pandehuri është shpallur fajtor dhe është dënuar nuk është vepër penale.
-
Arsyetimi i Supremes për lirimin e Todosijeviqit që mohoi Masakrën e Reçakut
-
Todosijeviq lirohet nga akuzat pas deklaratës për Reçakun
-
Apeli vërteton dënimin ndaj ish-ministrit Todosijeviq për gjuhë të urrejtjes
-
Lista Serbe reagon pas dënimit të Todosieviqit
-
Serbia reagon pas dënimit të Todosieviqit rreth deklaratave për Reçakun