Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zbulohet pllaka me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes”

Kryeministri Ramush Haradinaj, bashkë me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe gjenerallejtënant Rrahman Ramën, kanë bërë zbulimin e pllakës së “Ministrisë së Mbrojtjes”.

“Me ngjarjen simbolike të zbulimit të pllakës me mbishkrimin “Ministri e Mbrojtjes”, nga sot, Kosova ka formalizuar ombrellën e saj institucionale për ushtrinë më të re në botë”, ka shkruar më pas kryeministri Haradinaj në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me rastin e zbulimit të pllakës, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, ka thënë se sot është dita e parë kur fillon tranzicioni, i cili siç tha ai, pritet të zgjasë deri në 10 vjet.

"Që nga sot do të ndryshojë emërtimi i ministrisë tonë dhe do të jetë Ministria e Mbrojtjes, me këtë rast dua t'i falënderoj të gjithë ata që kontribuuan që ministria jonë të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në ushtri të Kosovës. Zyrtarisht që nga sot, është ditë e parë kur fillon procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës", tha Berisha.