Është zbuluar pllaka memoriale në nderim të ushtarëve të KFOR-it, që kanë rënë gjatë shërbimit në Kosovë.
Ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, ka thënë se mijëra ushtarë ndikuan që të “ndërtojmë një Kosovë të re dhe të barabartë për të gjithë qytetarët dhe monumenti që u ndërtua në kujtim të tyre është pak për t’i falënderuar ata për kontributin e dhënë”, raporton TV Arta.
E kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është përherë falënderuese ndaj KFOR-it.
“Kosova synon anëtarësimin në NATO dhe është e gatshme të kontribuojë për paqe kudo në botë. Ne jemi popull që nuk harrojmë të kaluarën”, tha thënë Haradinaj.
Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, ka thënë se sakrifica e ushtarëve të KFOR-it nuk do të harrohet.
“Sipas mandatit të tij, KFOR-i vazhdon të jetë i suksesshëm në ofrimin e ambientit të sigurt në Kosovë. Suksesi i KFOR-it nuk do të ishte i mundur pa përcaktimin e aleatëve kontribuues në këtë mision”, ka thënë Cuoci.
Edhe
Homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it të rënë në Kosovë
Zëvendës ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, John Manza, ka thënë se NATO është e përkushtuar të integrojë Kosovën.
“NATO është e përkushtuar për integrimin tutje të Kosovës dhe këtë do ta bëjmë edhe në vitet në vijim”, ka shtuar Manza.