Në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë në këto momente po vendoset pllaka që përkujton ushtarët e KFOR-it të rënë në Kosovë nga viti i hyrjes së NATO-s në vendin tonë, raporton Koha.net.
Rreth 160 ushtarë të vendeve anëtare dhe jo anëtare të NATO-s kanë vdekur në Kosovë në 19 vitet e fundit, kryesisht në aksidente, rikujtonte Qeveria e vendit kohë më parë, derisa po njoftonte vendimin për ngritjen e këtij memoriali. Me këtë rast ajo rikujtoi edhe vitin 2006, kur në një aksident ajror afër kufirit Hungari-Sllovaki vdiqën 42 ushtarë sllovakë derisa po ktheheshin në vendin e tyre pas shërbimit në Kosovë.
“Kjo ka për qëllim dhënien ose tregimin e respektit dhe falënderimit të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për NATO-n dhe për shtetet veç e veç që kanë kontribuar në arritjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë gjatë krejt këtyre gati dy dekadave”, deklaronte zyrtari qeveritar.
Përurimi zyrtar i memorialit është planifikuar të bëhet me datë 12 qershor.
Në vitin 1999 kur lufta përfundoi, NATO kishte mbi 50 mijë paqeruajtës, ndërsa sot janë rreth 4,500.
{gallery}
-
Kosova ngre Memorial për ushtarët e rënë të KFOR-it
-
Rikthehet në vendin e vet pllaka përkujtimore me emrat e ushtarëve sllovakë në Parkun e Prishtinës
-
Dëmtohet pllaka përkujtimore kushtuar 43 ushtarëve sllovakë të KFOR-it që vdiqën derisa po ktheheshin nga Kosova
-
Zbulohet pllaka përkujtimore në nderim të ushtarëve të rënë të KFOR-it
-
Lapidar në nderim të 158 ushtarëve të KFOR-it të rënë në Kosovë