Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova nis fushatë informuese tek shtetet partnere për transformim e FSK-së

Kryeministri i Kosovë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Burim Ramadanin.

Ramadani e ka njoftuar Haradinajn për fushatën informuese që MFSK po mban te shtetet partnere për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Prita në takim zëvendësministrin e MFSK-së, Burim Ramadani, nga i cili u njoftova për kampanjën informuese të delegacionit të Qeverisë në shtetet partnere të vendit tonë për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Procesi i tranzicionit është në koordinim të plotë me aleatët tanë strategjikë. Kosova është e gatshme të kontribuojë për siguri në rajon e më gjerë”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.