Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës nën patronatin e kryeministrit, Ramush Haradinaj më datat 5, 6 dhe 7 mars, organizon manifestimi gjithë-popullor ”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’.
Këshilli Organizativ në shkallë republike i kryesuar nga ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka përgatitur një agjendë 4 ditore me aktivitete politike, akademike, ushtarake, kulturore dhe sportive.
Programi i manifestimit:
Me dt. 03 dhe 04 mars 2018 realizohet vrapimi “Shtegu i Shpresës”, nisja nga Prekazi në ora 13:00.
Me 5 Mars 2018
Edhe
Epopeja e UÇK-së, një harmoni tradite që frymon liri
· Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë e mësimit ti kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe familjes Jashari.
· Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në ora 10:00 do të realizohet Seanca Solemne e cila do ti kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të tjerë për LIRI.
· Kuvendet Komunale të Republikës së Kosovës do të realizojnë seanca solemne për nderë të kësaj ngjarje historike.
· Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjellë me programin kulturor dhe artistik.
· Zbulimi i Mozaikut (Mozaiku me gëzhoja) të Komandantit Legjendarë Adem Jashari në Prekaz në ora 14:00.
· Në Tiranë duke filluar nga ora 18:00 në Muzeun Kombëtar do të mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.
2. Me 6 Mars 2018
· Në ora 09:00 fillon konferenca shkencore “Jasharajt dhe Lufta Çlirimtare”. (Salla e Konferencave në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, Kryeministri bënë hapjen)
· Nga ora 1000L deri në orën 12:00 do të bëhen homazhe pran varrit të Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jasharaj në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Komunës së Skenderajt.
Edhe
28-vjetori i Epopesë së UÇK-së kulmon me ndezjen e zjarreve
· Nga ora 12:00 të behën homazhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë.
· Në ora 17:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet “Akademi Përkujtimore” kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
· Ora 19:00, Ekspozita kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Muzeun e Kosovës në Prishtinë. (Hapja: MKRS)
3. Me 7 Mars 2018
· Në Shkup duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Operës mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.
· Nga ora 18:00 në Komunën e Skenderajt do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve”, ku fillimisht në kompleksin memorial “Adem Jashari” do të ndezën flakadanët dhe me pas ne sheshin “Adem Jashari “do te mbahet një program kulturor-artistik.
· Në kuadër të Manifestimit do të realizohen edhe aktivitete:
- Turneu në Shah
- Turneu në Volejboll
Edhe
Prekazi ua rikujtoi liderëve çmimin e lartë që u pagua për shtetin
- Turneu në Futsall
- Turneu i Shenjëtarisë dhe Shigjetarisë