Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka ngushëlluar Britaninë e Madhe pas sulmeve të mbrëmshme.
Ai ka thënë se ngjarje të tilla tregojnë se demokracia di të jetë më e fortë se brutaliteti, transmeton Koha.net.
“Terrorizmi është brengë e njerëzimit. Pas ngjarjeve në Londër, unë në emër të gjithë aktivistëve të Lëvizjes, i bashkohem ngushëllimeve për familjarët e viktimave, për të lënduarit e për popullin britanik. Fakti se as ngjarje të tilla të rënda nuk e ndërpresin procesin demokratik në Mbretërinë e Bashkuar, na tregon se demokracia di të jetë më e fortë se brutaliteti. Ndaj kurrë nuk duhet të ndalemi së punuari për të”, ka shkruar Ymeri në Facebook.
Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 48 të tjerë janë lënduar në tre sulme që e goditën mbrëmë Londrën.
-
Zyra e Starmerit thotë se SHBA-ja po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë
-
Britania rrit shkallën e kërcënimit nga terrorizmi pas sulmit me thikë ndaj dy hebrenjve
-
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
-
Deputetja britanike që alarmoi para Banjskës: Kërcënimi në Ballkan, gjithmonë i pranishëm
-
Irani i reagon Britanisë: Mos ndërhyni në punët tona të brendshme