Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit, ka publikuar disa statistika për këtë gjini.
Ai ka thënë se në Kosovë 81.9% e grave nuk e kanë një vend pune e nuk marrin pagë.
Prej 18.1% që janë aktive, sipas Ymerit, të papunësuara janë 36.6%.
Ai në Facebook ka shkruar se analfabetizmi të gratë në Kosovë është 3.07%, kurse, në vitin 2015, vetëm 5% të grave kishin në pronësi shtëpi/banesë.
Ndërkohë që, sipas tij, vetëm 4.9% femra janë bartëse të pronësisë së tokës bujqësore.
“Nuk është vetëm se jemi keq, jemi duke ecur mbrapshtë. Zgjidhja nuk është te establishmenti aktual por te potenciali përparimtar i plotë grave e burrave për ta ndryshuar rrënjësisht gjendjen. Le t’u besojmë e bashkohemi atyre”, ka shkruar Ymeri.
-
Krasniqi-Hajdari: Vetëm 17% e grave në Kosovë janë të punësuara
-
Gratë po diskriminohen në punësim, 80% janë ekonomikisht joaktive
-
Ymeri: Asnjë parti politike nuk ka dhënë ide transformative të ekonomisë
-
Kosova qëndron keq me barazinë gjinore, kërkohet që gratë të jenë pjesë e vendimmarrjes
-
1 Maji e gjen Kosovën me afër 30 për qind të papunë