Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Yee: Ushtria e Kosovës, në bashkërenditje me SHBA-në e partnerët

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova janë partnerë strategjikë dhe sipas tij ShBA-të e kanë përkrahur Kosovën prej fillimit në zhvillimin e saj si shtet i pavarur e sovran.

Yee në një intervistë për transmetuesin publik, ka thënë se fillimi i armatës është çështje praktike. “Para së gjithash, përfshin trupa, pajisje, trajnime. Kërkon mbështetje nga aleatët, nga aleatët e ardhshëm e që shpresojmë se Kosova do të jetë në NATO një ditë. Pra, duhet të ketë bashkërenditje ndërmjet autoriteteve ushtarake. Po ashtu, ky është hap i rëndësishëm politik sepse ka pasur një marrëveshje ndërmjet qeverisë së Kosovës, ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të tjerë të Kosovës se do të ketë proces të konsultimeve, do të ketë proces të bashkërenditjes së të gjitha elementeve, të hapave politikë dhe ushtarakë. Deri tash, kjo bashkërenditje nuk ka qenë e mjaftueshme. Pra, dëshirojmë që qeveria të bëjë një hap prapa dhe ta heqë ligjin nga tavolina ashtu që të ketë bashkërenditje të duhur dhe hapat e tjerë përkatës”, ka thënë ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Yee në këtë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi, e cila sipas tij është mirë dhe duhet të miratohet. Yee ka thënë se nëse udhëheqësit, qoftë në Kosovë, apo kudo në rajon dhe botë thjeshtë mbajnë zgjedhje të parakohshme kurdo që u dalin vështirësi në përpjekjet për të zgjidhur problemet, atëherë sipas tij nuk do të ketë përparim.