Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA, kundër zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsioni i duhur dhe se institucionet e Kosovës duhet ta respektojnë afatin ligjor për mbajtjen e tyre.

Në këtë intervistë, e cila transmetohet sonte, ai ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, demarkacionin dhe asociacionin, si dhe procese të tjera të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin.

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai u takua me liderët institucionalë të Kosovës, përfaqësuesit e partive politike shqiptare si dhe ata të Listës Serbe.