Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

YAHR: Në Lipjan 1 Maji nuk respektohet në sektorin e bizneseve private

Organizata e Shoqërisë Civile “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut”, YAHR, përmes një kumtese, ngrit shqetësimin mbi gjendjen e punëtoreve në Komunën e Lipjanit.

Është shumë shqetësuese gjendja e të drejtave të punëtoreve sidomos në sektorin privat të bizneseve, ku kemi shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve, të cilat janë të parapara me Ligjin e punës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas kumtesës, nuk respektohet orari i punës, punëtorët detyrohen të punojnë mbi 40 orë në javë dhe ka raste që punëtorët të punojnë pa asnjë ditë pushimi apo e kanë vetëm një të diele në çdo të dytë javë pushim.

Edhe pse sot, që është festa punëtorëve 1 Maji, sipas kumtesës, në Lipjan kjo ditë nuk është respektuar fare nga bizneset private, thuajse 100 % të bizneseve private kanë punuar.

Në fund të kumtesës, YAHR kërkon nga punëtorët një angazhim kolektiv për organizim dhe për mbrojtjen e të drejtave të punëtoreve, se vetëm organizimet kolektive në forma sindikale mund të jenë garant për mbrojtjen e të drejtave të tyre.