Asociacioni Rinor për të Drejtat e Njeriut “YAHR”, që monitoron Kuvendin Komunal në Shtime, ka paraqitur një varg kritikash ndaj këtij institucioni për mungesë të transparencës, llogaridhënies dhe gjuhës denigruese ndërmjet pozitës dhe opozitës, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas kësaj OJQ-je, mostransmetimi i seancave “live” në KK të Shtime shpeshherë po nxit debate të ashpra dhe ofenduese. Po ashtu kjo OJQ ka kërkuar që rregullorja e punës së KK-së të ndryshohet me arsyetim se këshilltarëve po ua kufizon me minutash të vogël lirinë e shprehjes.
Bekim Krasniqi, drejtor ekzekutiv në OJQ “YAHR”, ka thënë se Shtimes po i mungon transmetimi i drejtpërdrejtë i seancave të KK-së, ndërkohë sekretaria e Kuvendit nuk po i fton të gjitha mediat dhe OJQ-të që t’i përcjellin mbledhjet.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)