Isa Xhemajlaj, kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Drenas, ka shprehur bindjen se aktualisht kjo komunë nuk po qeveriset, por po sundohet nga një monark.
Kësisoj ai ka vënë në thumb Ramiz Lladrovcin, që e kishte kundërkandidat në zgjedhjet e fundit për kryetar Komune.
Lexo edhe: Krasniqi thotë se qeverisja në Drenas e Skenderaj s’është për t’u krenuar
“Komuna e Drenasit nuk po qeveriset, ajo tani po sundohet nga një monark që nuk punon për interesin e qytetarëve por për interesin e tij dhe klanit që e rrethon”, ka thënë Xhemajlaj, përcjell Kosovapress. “Në Drenas nuk ka asnjë investitorë të jashtëm siç ishte proklamuar, pavarësisht vizitave të shtrenjta nëpër Evropë e deri në Australi me pagat e taksapaguesve tonë. Këto vizita po bëhen më shumë për të shikuar ndeshje futbolli të ligave evropiane dhe për të kënaqur vetën dhe njerëzit e tij sesa për t’i sjellë diçka të mirë njerëzve të vendit tonë”, tha më tej Xhamajlaj, që është zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Këto komente ai i bëri në tubimin me strukturat e partisë në degët e Skenderajt e Drenasit, ku kanë marrë pjesë edhe kreu i partisë Fatmir Limaj, e kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.
Limaj ka thënë se partia e tij i ka emëruar “dy ministra e dy zëvendësministra nga Drenica në Qeverinë Haradinaj”.
-
Lladrovci i përgjigjet Xhemajlajt: I pashpirt për shkelësit e ligjit
-
Krasniqi thotë se qeverisja në Drenas e Skenderaj s’është për t’u krenuar
-
Xhemajlaj i Nismës pretendon se në Drenas kjo parti u dëmtua qëllimshëm, kërkon përgjegjësi
-
Limaj në Drenas, kundërshtarëve: Jeni lodhur, shkoni në shtëpi e mos mashtroni e shantazhoni
-
Isa Xhemajlaj emërohet zëvendësministër në MPB